Maqedoni

Ndryshimet kushtetuese para deputetëve, pushteti thotë se ka votat, VMRO bojkoton

09.01.2019 18:24

Nisi faza e tretë e ndryshimeve kushtetuese....

Kryeministri Zoran Zaev në fjalimin para ripërsëriti anët pozitive te Marrëveshjes së Prespës dhe ftoi në bashkimin e gjitha forcave në këtë moment historik për të ardhmen e shtetit.
 
“Ju jeni pjesë e një momenti historik dhe ky moment historic thërret në unitet. Kjo na nevojitet si asnjëherë më parë dhe vazhdojmë të punojmë në unitetit tonë të brendshëm. Ky moment historik na thëret të ndërpresim së luajturi lojra politike dhe të ngritemi mbi partinë. Pres që edhe vendimet përfundimtare të Besës së Kasamit se do të mbeten pozitive.”- tha kryeministri Zoran Zaev.
 
Gjatë ditës Zaev morri edhe mbështetjen e tetëshes së deputetëve të dalë nga VMRO-DPMNE, por bisedimet kanë ngecur me Besën e Bilall Kasamit pasi këta të fundit kanë kërkuar që në dokumente udhëtimi në vend të shtetësia maqedonase të figurojë qytetarë të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Edhe përkundër kalkulimeve social demokratët deklaruan se janë siguruar më shumë se 80 vota dhe presin që ndryshimet kushtetuese të kalojnë më së voni të premten.
 
“Kam informata se të paktën 80 deputet, në fakt dhe mbi 80 deputetë, janë  siguruar , se e ardhmja e Republikës së Maqedonisë është vetëm në NATO dhe BE, e cila është e kushtëzuar nga Marrëveshja e Prespës dhe ndryshimet kushtetuese, të cilat duhet të bëhen më së voni deri të premten. Protestat jane  e drejtë demokratike e çdo qytetari, dhe jam i bindur  se kjo është në lidhje me udhëheqjen anti-perëndimore të VMRO-DPMNE dhe disa forca ndoshta të brendshme dhe të jashtme që duan dëshpërimisht të pengojnë integrimin e Republikës së Maqedonisë në NATO dhe BE.” - tha Aleksandar Kiracovski nga LSDM 
 
Ndërkaq nga VMRO-DPMNE bojktouan seancën. Deputetët opozitar në krye me liderin e tyre Hristijan Mickovski iu bashkangjitën protestës para kuvendit. Mickovski deklaroi se s’do mbështesin ndryshimet kushteteuese, madje akuzoi pushtetin se po mbledh votat përmes kërcënimeve dhe shantazheve.
 
“Në ndyshimin e Kushtetutës me qëllim të ndryshimit të emrit kushtetues të vendit, arrihet përmes një rruge jo demokratike, përmes aktit të dhunës ndaj procedurave,  nënçmimit dhe kërcënimeve ndaj deputetëtve si dhe ndaj të afërmëve të tyre. VMRO-DPMNE dhe kolacioni nuk do të marrin pjesë në këtë proces dhe si parti politike nuk do të japim legjitimitet për ndryshmin e Kushtetutës pasi këto ndryshime nuk kanë legjitimitet as nga qytetarët. Ju bëj thirrje të na bashkangjiteni dhe të qëndrojmë të bashkuar edhe pse duan të na e marrin dinjitetin.” - tha kryetari i VMRO-DMNE-së Hristijan Mickovski.
 
Séance per votimin e ndryshimeve kushtetuese vazhdon neser ne ora 13. Për ndryshimet kushtetuese nevojiten 80 vota, por ato mund të bëhen të pavlefshme në rast se nuk ratifikohen nga parlamenti grek.
 
MERAL ISMAILI