Maqedoni
Bora në Shqipëri, bllokohen zonat malore, mbyllen 280 shkolla
09.01.2019 18:53
Reshjet e borës të rëna gjatë 24 orëve të fundit kanë zbardhur disa qarqe të Shqipërisë....

Si pasojë e reshjeve të mëdha, disa fshatra janë të bllokuara. Shumë akse nacionale janë të kalueshme vetëm me zinxhirë për shkak të prezencës së madhe të dëborës. Ndërsa disa fshatra janë të bllokuara, duke nisur nga veriu deri në jug. Më problematike situata paraqitet në Kukës, Dibër, Korçë e Shkodër. Si pasojë e prezencës së madhe të dëborës janë bllokuar shumë fshatra të kësaj zone, të cilat nuk kanë mundësi komunikimi me qendrat urbane.
Ministria e Arsimit ka njoftuar se mbi 280 shkolla kanë pezulluar mësimin, ndërsa nëse situata vijon të mbetet problematike, edhe ditët e ardhshme nuk do të zhvillohet mësimi.
Në Tiranë, reshje dëbore ranë në mesnatë dhe zgjatën vetëm pak minuta.
Sipas meteorologëve, pritet që temperaturat të pësojnë një rritje të lehtë, por reshjet do të jenë të pranishme edhe ditët në vijim.
LULJETA NDOKA
