Periudhë e “nxehtë” në Greqi, partitë ende të ndara rreth marrëveshjes së Prespës
Teksa afrohet momenti kur Marrëveshja e Prespës do të arrijë në Parlamentin grek....

Teksa afrohet momenti kur Marrëveshja e Prespës do të arrijë në Parlamentin grek, termometri politik në Greqi po prek majat e nxehtësisë përvëluese.
Koalicioni qeverisës vazhdon të mbetet në këmbë të qelqta , dhe pritet që partnerët e koalicionit, Aleksis Cipras dhe Panos Kamenos , të premten të mbajnë takim për të ardhmen e bashkëpunimit mes tyre. Takimi duhej të mbahej dje por u shty për shkak të vizitës së sotme në Athinë të Kancelares Merkel.
Problematike vazhdon të mbetet qëndrimi i palëkundur aktualisht, i Demokracisë së Re të Kirjakos Micotakisit. Potami mbështet Marrëveshjen e Prespës, por jo edhe qeverinë aktuale greke dhe ripërsërisin se nëse Grekët e Pavarur tërhiqen nga shumica qeveritare, atëherë vendi duhet të shkojë në zgjedhje.
