Marrëveshja e Prespës, Cipras: Jam në anën e vërtetë të historisë

10.01.2019 10:56

Kryeministri grek, Aleksis Cipras, në intervistën e mbrëmshme për televizionin Open....

Kryeministri grek, Aleksis Cipras, në intervistën e mbrëmshme për televizionin Open, në mënyrë të hollësishme i ka përshkruar hapat e mëtutjeshëm të qeverisë së tij që marrëveshja me Maqedoninë të hyjë në fuqi.

Sipas vlerësimeve të tij, gjatë këtij muaj deputetët në Greqi do të votojnë për ratifikim. Ai shprehu bindjen se ka shumicë në Parlament si për marrëveshjen e Prespës, ashtu edhe për besim të Qeverisë, por edhe shpresën se partneri i tij i koalicionit nuk do ta rrëzojë Qeverinë.

Vlerësimi i kryeministrit grek, Cipras, është se palës maqedonase nuk i është e nevojshme më shumë se një javë që t’i kumtojë Greqisë për ratifikimin e marrëveshjes nëse votimi në Parlamentin e Maqedonisë kalon gjatë vikendit, parashikimi i kryeministrit grek është se Athina deri në fund të javës që vjen do të informohet.

Lidhur me obligimin e dytë të Greqisë, protokollin për anëtarësim në NATO, Cipras tha se kjo varet nga proceset që do të zhvillohen vetë brenda aleancës.

Ndërkohë, pritet që partnerët e koalicionit, Aleksis Cipras dhe Panos Kamenos, të premten të mbajnë takim për të ardhmen e bashkëpunimit mes tyre.

Takimi duhej të mbahej dje, por u shty për shkak të vizitës së sotme në Athinë të kancelares Merkel. Problematike vazhdon të mbetet qëndrimi i palëkundur aktualisht i Demokracisë së Re të Kirjakos Micotakisit.

Potami mbështet Marrëveshjen e Prespës, por jo edhe qeverinë aktuale greke dhe ripërsërisin se nëse Grekët e Pavarur tërhiqen nga shumica qeveritare, atëherë vendi duhet të shkojë në zgjedhje.