Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim: Komunat vazhdimisht të pastrojnë rrugët!
Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim fton kryetarët e komunave dhe komunat të ndërmarrin të gjitha masat...

Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim fton kryetarët e komunave dhe komunat të ndërmarrin të gjitha masat për pastrimin e borës, me qëllim që komunikacioni të lëvizë lirshëm.
Nga atje thonë se vazhdimisht ndjekin gjendjen e kushteve klimatike në gjithë shtetin dhe nëse ka nevojë të kërkohet ndihmë, ata në kohë do të intervenojnë.
Ndërkohë, ekipet e NP “Higjiena komunale” – Shkup gjatë tërë ditës dhe në orët e mbrëmjes punuan në pastrimin e borës së rënë dhe akullit nga bulevardet dhe rrugët më të mëdha në të gjitha komunat e Shkupit, kumtoi dje NP “Higjiena komunale”.
“Përafërsisht 80 punëtorë janë angazhuar për pastrimin e rajonit qendror të qytetit, Çarshisë së Vjetër, sheshit dhe rrugës Maqedonia, si dhe rajonit rreth Spitalit të qytetit, Spitalit shtetëror dhe poliklinikës Bit Pazar. Njëherit janë pastruar dhe është hedhur kripë edhe në rrugicat për këmbësorë si dhe trotuaret dhe urat, me qëllim që të mundësohet lëvizja e qytetarëve”, - kumtuan nga Ndërmarrja dhe paralajmëruan se do të vazhdojnë me aktivitete edhe në vijim.
