Maqedoni

Edhe 7 të prekur nga fruthi në Lisiçe të re, kompania belge inspekton lëshimet e bëra

10.01.2019 17:33

7 fëmijë që dyshohet se janë prekur nga fruthi janë hospitalizuar në Klinikën për Sëmundje Infektive....

7 fëmijë që dyshohet se janë prekur nga fruthi janë hospitalizuar në Klinikën për Sëmundje Infektive. Këta fëmijë janë të moshës dyvjeçare dhe vijnë nga Kopshti për fëmijë “Dielli” në lagjen Lisiçe e re, bëjnë të ditur nga Ministria e Shëndetësisë. Deri më tani në këtë kopsht janë infektuar 8 fëmijë. Asnjëri nga ata nuk është vaksinuar me MRP vaksinën. Në këtë kopsht të gjithë 28 fëmijët nuk janë vaksinuar. 
 
Nga Ministria e Shëndetësisë përmes një kumtese theksojnë: Nga 16 dhjetori deri më tani 22 persona janë hospitalizuar në Klinikën Infektive. 13 prej tyre janë ende në shërim spitalor, ndërsa nëntë janë lëshuar në kurim shtëpiak. Pacienti më i ri është një foshnjë tetëmuajshe, ndërsa më i moshuari është i moshës 33 vjeçare. Numri më i madh prej tyre janë nga Lagjja Lisiçe e re”.
 
Nga fillimi i epidemisë deri më tani janë vaksinuar gjithsej 1662 fëmijë. Ndërkohë, përfaqësues nga Kompania belge prodhuese e MRP vaksinave do të vijnë në Shkup për të kontrolluar se si ka ndodhur lëshimi me ngjitjen e deklaratave të gabuara në një pjesë të vaksinave. Edhe Agjencia e barnave po bën inspektim në firmën “Makedonia Lek” dhe në institucionet shëndetësore ku janë pranuar vaksina me deklaracione me afat të skaduar.
 
FLUTURA LATIFI