Marrëveshja e Prespës, Merkel: Marrveshja është në dobi të gjithë Evropës
Vëmendja e mediave greke pas takimit të Angela Merkel dhe Aleksis Cipras....

Vëmendja e mediave greke pas takimit të Angela Merkel dhe Aleksis Cipras, ishte padyshim në qëndrimin e kancelares gjermane në lidhje me Marrëveshjen e Prespës, që ka qenë një ndër temat kryesore në bisedime.
Në konferencë për media pas takimit me Cipras, Merkel e përdori emrin Maqedonia e Veriut dhe tha se Marrëveshja e Prespës nuk sjellë dobi vetëm për “Maqedoninë e Veriut” e cila mund të bëhet anëtare e NATO-s dhe BE-së, por është në dobi edhe të Greqisë dhe Evropës.
“I jam mirënjohëse Aleksis Ciprasit i cili punoi në zgjidhjen e problemit të emrit, duke u përpjekur të gjejë zgjidhje së bashku me kryeministrin e vendit fqinj, Zoran Zaev. Mendoj se këtu bëhet fjalë për diçka që çdonjëri nga ne e dinte se nuk është zgjidhje e lehtë, por tani me emrin Maqedonia e Veriut, shtetit i jepet mundësi të bëhet anëtarja e 30 e NATO-s, si dhe anëtare e Bashkimit Evropian. Por, kjo nuk është e mirë vetëm për Maqedoninë e Veriut, por edhe për vetë Greqinë”, tha Merkel.
