Maqedoni
Gripi sezonal, 20 mijë persona janë vaksinuar deri tani
11.01.2019 11:58
Rreth 20 mijë persona janë vaksinuar nga gripi sezonal që nga fillimi i vaksinimit në nëntor e deri në javën e parë të janarit, njoftojnë nga Instituti i Shëndetit Publik....

50 persona vetëm ditët e fundit. Numri më i madh i të vaksinuarve nga gripi sezonal janë të moshuar mbi 65 vjet. Ky grup të vaksinuarish kap shifrën prej 11 mijë personash. Numri më i vogël i të vaksinuarve, ose rreth 1%, janë ata të moshës prej 5 deri 29 vjet.
Vaksinë kanë marrë edhe 4 fëmijë në 5 vjet, por mes të vaksinuarve nuk ka asnjë grua shtatzënë. 14.089 prej të vaksinuarve janë me histori sëmundjesh kronike. Që nga fillimi i sezonit të gripit janë regjistruar mbi 1.400 të sëmurë, 200 vetëm javën e fundit.
Numri më i madh i të sëmurëve është nga 15 – 64 vjeç. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ky numër është rritur për 6.5%. Më shumë të sëmurë me grip janë regjistruar në Gostivar. Meqë sezoni i gripit sapo ka filluar, pritet që numri i të sëmurëve të shtohet. Mjekët apelojnë se vaksinimi ndaj gripit është mbrojtja më efikase kundër tij, por vazhdojnë të vlejnë edhe rekomandimet e zakonshme, për mosdalje pa nevojë në ambiente të ftohta apo aty ku ka të sëmurë të tjerë dhe pirja e sa më shumë lëngjeve dhe marrja e vitaminave.
