Protesta para kuvendit, protestuesit: Nuk e lejojmë tradhtinë kombëtare
Edhe sot dhjetëra protestues u mblodhën para Kuvendit për të kundërshtuar Marrëveshjen e Prespës.....

Edhe sot dhjetëra protestues u mblodhën para Kuvendit për të kundërshtuar Marrëveshjen e Prespës dhe ndryshimin e emrit, njofton “TVM2”.
Për të tretën ditë me radhë protesta e organizuar nga Nisma “Maqedonia bllokon” theksojnë se shumica parlamentare me këto ndryshime po bën tradhti ndaj interesave nacionale.
“Ne jemi këtu për të mos kaluar këto ndryshime, edhe ata deputetë të cilët janë brenda duhet të kuptojnë dhe ta dini se nuk duhet të votojnë. Varet nga ata se a do të kalojnë, por varet edhe nga populli që është këtu”,- tha një protestues.
“Nuk pajtohem me ndryshimin e emrit”,- theksoi një protestues.
“Sepse nuk janë legjitim as ata që i votojnë por as aktet, pasi ata nuk dëshirohen as nga populli”,- u shpreh një protestues.
“Ka nga jashtë një presion të madh dhe do të kalojnë, por si do ta përballojmë ne nuk e di”,- deklaroi një protestues.
Edhe pse vetë protestuesit janë të vetëdijshëm se nuk mund të bllokojnë procesin, ata sërish theksojnë se në ditët në vazhdim do t’i radikalizojnë protestat. (Zekirija Mexhiti, TVM2)
