Ndryshimet kushtetuese, arrihet marrëveshja mes Zaevit dhe Kasamit
11.01.2019 18:00
Kryeministri, Zoran Zaev, dhe Bilall Kasami, kanë arritur marrëveshje....

Kryeministri, Zoran Zaev, dhe Bilall Kasami, kanë arritur marrëveshje për votat “pro” të dy deputetëve të Lëvizjes Besa, për ndryshimet kushtetuese.
Sipas marrëveshjes, është pranuar ligji kushtetues për nënshtetësinë, e cila do të jetë “maqedonase/qytetar i Republikës së Maqedonisë së Veriut”, me të cilin do të shpjegohet etnia dhe do të konfirmohet në të gjitha ligjet që është e nevojshme.
Gjithashtu është pranuar propozimi për amendamentin 36 me të cilin konfirmohet se shteti në mënyrë të barabartë do të kujdeset për diasporën e qytetarëve të saj. Shtesë në letërnjoftime do të shkruhet edhe përkatësia etnike e qytetarëve.
