Miratohen ndryshimet kushtetuese, emri i ri i shtetit “Republika e Maqedonisë së Veriut”
Me 81 vota për nga po aq deputetë të pranishëm në sallën e kuvendit, u votuan ndryshimet kushtetuese...

Me 81 vota për nga po aq deputetë të pranishëm në sallën e kuvendit, u votuan ndryshimet kushtetuese. Votimin e bojkotuan deputetët e VMRO-DPMNE-së. Ndryshimet u votuan amendmanet për amendamenti.
U refuzua amendamenti i 8 deputetëve të pavarur të VMRO-DPMNE-së të cilët kërkuan që emri i ri i shtetit të përdoret vetëm ndërkombëtarisht por jo edhe brenda shtetit.
ZAEV: FITUAM VËRTETIM TË IDENTITETIT DHE GJUHËS
“Marrëveshja ndoshta do të ishte vetëm për përdorim ndërkombëtarë të emrit të ri, por në emër nuk do të ishte Maqedonia, ose nëse do të kishim emër të ngjitur Maqedonia e re, Maqedonia Veriore, por ne fituam vërtetim përfundimtarë të identitetit tonë dhe gjuhës tonë.” – tha Kryeministri i vendit, Zoran Zaev.
KANÇEVSKA KRITIKOI VMRO-NË PËR BOJKOT TË VOTIMIT
Deputetja Elizabeta Kançevska Milevska tha se gabimin për mospërdorim të brendshëm të emrit kushtetues do ta mbartë kryeminsitri, por edhe VMRO-DPMNE të cilët bojkotuan votimin.
“E papranueshme për mua është që në mënyrë deklarative të thoni se jeni për integrimin e Maqedonisë në BE dhe NATO dhe të mos merrni pjesë aktive në këtë proces dhe mos të ofroni zgjidhje. Nëse dikush mendon se mund të shfrytëzojë këtë moment dhe se duke u fshehur dhe pa pjesëmarrje në këtë proces në kuvend dhe më gjërë dhe se me demagogji të rrejshme do të ndihmojë shtetin apo arsyetojë veten, mund të them se e ka gënjyer veten.” – u shpreh deputetja, Elizabeta Kançevska Milevska.
RASHITI: MARRËVESHJA ELIMINON PABARAZINË
Zaev përpos korigjimeve të premabulës me kërkesë të Aleancës për Shqiptarët arriti marrëveshje edhe me Besën e Kasamit që shtetësia për shqiptarët në dokumente të figurojë: Maqedonisë/qytetarë të Republikës së Maqedonisë së Veriut, e jo maqedonase.
“Marrëveshja e cila në esencë nuk e ndryshon qëlllimin për eliminimin e pabarazisë etnike që ofronte preambula e deritanishme e kushtetutës së deritanishme dhe propozimi i ri do të ishte që në amendamentin 34 fjalët: që jetojnë në kufijtë e saj zëvendësohen me fjalët: si dhe qytetarët që jetojnë në kufijtë e saj që janë.” – theksoi Syrija Rashidi nga Aleanca për Shqiptarët.
HOXHA: SHTETËSIA PËR SHQIPTARËT DO TË JETË ‘MAQEDONISË’
“Ligjet që kanë të bëjnë me shtetësinë do të saktësohet saktësisht se shtetësia për shqiptarët në gjuhën shqipe do të jetë Maqedonisë/qytetarë i Maqedonisë së Veriut.” – deklaroi sekretari i përgjithshëm i Lëvizjes Besa, Arijanit Hoxha.
Ndryshimet kushtetuese vijnë pas tre muajve shqyrtim, ndërkaq do të hyjnë në fuqi me ratifikimin e Marrëveshjes së Prespës në parlamentin grek. (Meral Ismaili, TVM2)
