VMRO reagon ndaj ndryshimeve kushtetuese, Mickovski: Zgjedhje të parakohshme parlamentare

11.01.2019 20:56

Pas miratimit të ndryshimeve kushtetuese, ka reaguar VMRO–DPMNE....

Pas miratimit të ndryshimeve kushtetuese, ka reaguar VMRO–DPMNE. Kryetari i saj Hristijan Mickovski kërkon shpërbërjen e Parlamentit dhe thirrjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare që do të mbahen së bashku me zgjedhjet presidenciale.

“VMRO–DPMNE konsideron se ndryshimi i Kushtetutës, me qëllim për të ndryshuar emrin,  identitetin, historinë dhe arsimin  është bërë në mënyrë antikushtetuese dhe kriminele. Ky është vendimi i 81 deputetëve, por nuk është i qytetarëve. E gjithë kjo është një akt tradhtie. Marrëveshja sjell dëme të mëdha dhe padrejtësi ndaj shtetit dhe qytetarëve të Maqedonisë. VMRO-DPMNE do të bëjë gjithçka këtë padrejtësi ta korigjojë. Sot, u tregua se Maqedonia me Zaevin humbë edhe nëse mbetet në pushtet, Maqedonia do të vazhdojë të humbë në të gjitha fushat. Kjo duhet të ndalet dhe do të ndryshojë vetëm nëse këta njerëz do të largohen nga qeveria. Kërkojmë shpërbërjen e Parlamentit dhe mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare së bashku me zgjedhjet presidenciale. Në këto zgjedhje, VMRO-DPMNE do të fitojë dhe do të respektohet vullneti i qytetarëve” – u shpreh Kryetari i VMRO-DPMNE, Hristijan Mickovski.