Diplomatët europian përshëndesin vendimin historik të kuvendit
Pas miratimit të ndryshimeve kushtetuese nga Kuvendi, kanë arritur përshëndetjet e para....

Pas miratimit të ndryshimeve kushtetuese nga Kuvendi, kanë arritur përshëndetjet e para nga shefja e diplomacisë evropiane Federika Mogerini, euro komisioneri për zgjerim Johanes Han, Sekretari Gjernerl i NATO-s Jans Stoltenberg si dhe nga Euro Deputeti Eduard Kukan.
“Përshëndetjet më të sinqerta deri te të gjthë kontribuesit politik, për atë që emri i shtetit do të ndryshojë në Republika e Maqedonisë së Veriut nga votimi i fundit në Kuvend. Shpresojmë se ky vendim historik do të krijojë dinamikë pozitive dhe përparim të të gjithë rajonit të Ballkanit Perëndimor” - ka theksuar Han në Twitter.
Sekretari Gjeneral i NATO-s Jans Stoltenberg nga faqja e tij zyrtare i dërgoi “tweet” të drejtëpërdrejtë, kryeministrit Zoran Zaev për të përshëndetur vendimin e fundit. “NATO e përkrahë fuqishëm implementimin e Marrëveshjes, që është kontribut për stabilitet dhe prosperitet në rajon” – theksoi Stoltenberg.
Deputeti europarlamentar Eduard Kukan nga PE gjithashtu ka përshëndetur deputetët për siç theksoi ai “përgjegjësinë” e votimit të ndryshimeve kushtetuese, të cilat e hapin rrugën për implementim të Marrëveshjes së Prespës.
Me padurim e pres të ardhmen euroatlantike të Maqedonisë së Veriut ka shkruar të “Twitter”, Kukan.
