Liderët e partive shqiptare urojnë miratimin e ndryshimeve kshtetuese
Miratimi I ndryshimeve kushtetuese është përshëndetuar edhe nga liderët e partive shqiptare...

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti ka vlerësuar se ky është një moment historik dhe një sukses për gjithë qytetarët e Maqedonisë.
”Është vendos për të ardhmen e këtij vendi, është vendos për një paqe shumë më të qëndrueshme, stabilitet dhe duhet të përshëndetur gjithë ata deputetë të cilët morën guxim dhe u solidarizuan me shumicën parlamentare që kjo Marrëveshje të realizohet dhe të marrë rrugën drejt realizimit të plotë dhe anëtarësimit sa më parë të Maqedonisë në NATO dhe BE”, tha Ahmeti.
Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi vlerësoi se u arrit më në fund që të miratohen ndryshimet kushtetuese falë një angazhimi gjithëpërfshirës, por siç tha ai më meritorë është bashkësia ndërkombëtare.
Për Kryetarin e Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela nuk kishte alternativë tjetër, përveç se të vazhdojmë rrugën drejt NATO dhe BE-së.
Në vijë të njejtë ishin edhe krerët e dy krahëve të Lëvizjes BESA Afrim Gashi e Bilall Kasami.
