Maqedoni

Tsipras: Uron Zaevin për ndryshimet kushtetuese; Kotzias: Maqedonia e Veriut, mirë se erdhe në jetën tonë; Ndryshimet e votuara kushtetuese: Temë kryesore në Greqi

12.01.2019 14:03

Urimi i parë nga Greqia drejtuar Kryeministrit Zoran Zaev për ndryshimet kushtetuese...

Urimi i  parë nga Greqia drejtuar Kryeministrit Zoran Zaev për ndryshimet kushtetuese arriti nga Kryeministri grek në një bisedë telefonike.
 
Kryeministri Cipras i uroi Kryeminisrit Zaev mbarimin e suksesshëm të reviziuonit të kushtettutës të Ish republikën Jugosllave të Maqedonisë ,bazuar në marrëveshjen e Prespës njoftuan nga kabineti i kryeminsitrit grek.
 
“Kryeministri Alexis Tsipras ka kontaktuar me kryeministrin Zoran Zaev. Kryeministri e ka uruar zotin Zaev për mbarimin e suksesshëm të procesit të rishikimit të Kushtetutës së Maqedonisë, bazuar në Marrëveshjen e Prespës”, thuhet nga zyra e kryeministrit grek.
 
Ish-ministri i Punëve të Jashtme i Greqisë, Nikos Kotzias pas votimit të mbrëmshëm në kuvend ka uruar kryeminsitrin Zaev dhe shefin e diplomacisë Dimitrov.
 
Ai thotë se kanë ëndërruar për të ardhme të përbashkët për të dy popujt.
 
“Kam folur me Zoranin dhe Nikollan. Kemi përkujtuar vështirësitë, lodhjet, tensionet, besimin e përbashkët dhe shpresat që kishim gjatë punës për marrëveshjen. Kemi ëndërruar për të ardhme të përbashkët për të dy popujt. Maqedonia e Veriut mirë se erdhe në jetën tonë. Historia duhet të jetë një shkollë dhe jo burg”, shkruan Kotzias në Twiter.
 
Përmes profileve zyrtare në Tuiter shkrujatën edhe politikan tjer grek.
 
“Republika e Maqedonisë së Veriut në vend të Maqedonisë,heqja e iredentizmit nga kushtetuta,sqarimi se Marrëveshja e Prespës flet për shtetësinë para etnisë,Maqedonia e siguruar si trashëgimi greke.Tani është koha për Greqinë të thotë PO”, shkroi kreu i eurogrupit Siriza Dimitris Papadimulis.
 
“Kthesë pozitive në Ish republikën Jugosllave të Maqedonisë.Rruga për Ballkan ku do mbisundojë paqja dhe zhvillimi i përbashkët është e hapur” shkroi ministri për Politikë Digjitale Nikos Papos.
 
“Revizioni i kushtetutës së fqinjëve është përparim tejet i rëndësishëm.Paralamenti grek së shpejti do e përmbyll çështejn e pazgjidhur historike,e cila hap dyert drejt paqes dhe zhvillimit të Ballkanit dhe del fituese ndaj nacionalizmit tek te dyja plaët” shkroi Ministri i punëve të brendshme të Greqisë ,Aleksis Haricis.
 
Ndërsa Komiteti për luftë për Maqedoninë paralajmëroi protestë në Athinë kundër marrëveshjes së Prespës.
 
“Qeveria thotë se grekët janë të bindur nga përfitimet e marrëveshjes. Tiu dëshmojmë se gabojnë. U bëjmë thirrje të gjithë grekëve që në momentin e fundit të ndalohet tradhtia e Maqedonisë, të dielën  më 20 janar, në sheshin Sintagma. Kjo është mënyrë e vetme të mos e votojnë marrëveshjen në paralament. Edhe nëse marrin guximin ta bëjnë këtë,sërisht do jemi aty” thonë nga Komiteti për luftë për Maqedoninë.
 
Sipas tyre historia do ti kujtoj deputetët që interesin personal dhe partiak e kanë mbi interesin e atdheut dhe demokracinë.
 
FLUTURA LATIFI