Maqedoni

Republika e Maqedonisë së Veriut, Zaev: Një hap na ndan nga NATO dhe BE, marrëveshja do të ratifikohet nga Greqia

12.01.2019 14:30

Maqedonia tani e tutje është shumë afër anëtarsimit në NATO-s dhe BE..

Kështu e nisi konferencën e sotme për shtyp kryemsintri Zoran Zaev një ditë pas Kuvendi miratoi me sukses ndryshimet kushtetuese që i hapin rrugë anëtarsimit të vendit në strukurat euroatlantike.
 
Duke falenderuar deputetët e shumicës, Zaeve theksoi se procesi i anëtarësimi në NATO tani do të jetë me intensitet më të madh, ndërsa po ashtu  do të nisen bisedimet edhe për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.
 
“Dje vendi ynë shkruajti historinë. Me vendim për ndryshimin e kushtetutës të vendit tonë filloi implementimi i Marvëveshjes së Prespës mes Greqisë dhe Maqedoni për anëtarësim të Maqedonisë në NATO dhe BE. Deputetët  Kuvendit duke duke ndjekur vullnetin e qytetarëve dhe me shumicës prej 2/3 mundësuan haperimin tonë drejt portave të hapura nga unionet më të rëndësishme në botë”, theksoi kryeministri Zoran Zaev. 
 
Duke qenë të vetëdijshëm për rëndësinë e kësaj marrëveshje, Zaev shprehet I bindur se e njejta do të ratifikohet edhe në Kuvendin grek.
 
“Jam i bindur se edhe deputetët e Kuvendit të Greqisë do ta njohin rëndësinë e kësaj marrëveshje dhe do ta ratifikojnë në Kuvendin e tyre. Fortë besoj që Greqia do të jetë vendi i parë që do ta votojë Protokollin e NATO-s, ndërsa pastaj ti ftoj edhe tjerat vende që ta bëjnë të njejtën kështu duke mundësuar që vendi ynë të bëhetë anëtar i 33 i NATO-së”, u shpreh Zaev.
 
Duke shpjeguar procesin e ndryshimit të emrit dhe duke falënderuar popullin për barrën që mbante për ta ndryshuar emrin, kryeministri i Republikës së Maqedonisë sot mbylli konferencën e tij për shtyp me mesazhin: Rroftë Republika e Maqedonisë së Veriut.
 
ZEKIRIJA MEXHITI