Maqedoni

Miratimi i ndryshimeve kushtetuese, bashkësia ndërkombëtare uron Maqedoninë

12.01.2019 14:56

Pas ndryshimeve kushtetuese në Kuvend, kanë arritur urata dhe përgëzime nga shtetet të ndryshme nga mbarë bota...

Dy përfaqësuesit e lartë në emër të Bashkimit Evropian, Federika Mogerini dhe Johanes Han theksuan se dy vendet zhftytëzuan mundësinë hsitorike për tejkalua problemin shumëvjeçar mes tyre.
 
“Në emër të Bashkimit Evropian, me gjithë zemër e urojmë Kuvendin për hapin thelbësor drejt zbatimit të Marrëveshjes së Prespës. Liderët politik dhe qytetarët treguan vendosmëri që ta rrëmbejnë këtë mundësi historike për zgjidhjen e njërit prej kontesteve më të vjetra në rajon dhe në mënyrë vendimtare lëvizin drejt BE-së, thuhet në letrën e përbashkët të komisarit Han dhe Mogerinit.
 
Sekretari gjeneral i NATO-s, Jens Stoltenberg, i ka dërguar tuit direkt kryeministrit Zoran Zaev dhe e ka uruar për përfundimin e votimit në Kuvend.
 
“NATO fuqishëm e përkrahë implementimin e plotë të Marrëveshjes, që është kontribut i rëndësishëm për rajon stabil dhe me prosperitet”, ka porositur Stoltenberg. 
 
Amasadori i SHBA-ve Xhes Bejli permes një video mezazhi uroi lidershipin për ndryshimet mbërmshme, ndërsa se me prëfundimin e plotë të procesit edhe nga Greqia hiqen të gjitha barrierat që ka pasur vendi për anëtarsim në NATO dhe BE.
 
“SHBA e përshëndet aktin e votimit të ndryshimeve kushtetuese sipas të cilëve duhet që të zbatohet Marrëveshja e Prespës me Greqinë për emrin dhe me padurim pret që t’i dëshirojë mirëseardhje Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO”, u shpreh ambasadori i SHBA-së në Shkup, Xhes Bejli.
 
Edhe kryemnistri grek Aleksis Cipras ka biseduar dhe e ka uruar kryeministrin Zaev.
 
 “Kryeministri Aleksis Cipras ka kontaktuar me kryeministrin e IJRM-së, Zoran Zaev. Kryeministri e ka uruar zotëri Zaevin për mbarimin e suksesshëm të procesit të revizionit të Kushtetutës së IRJM-së, në bazë të Marrëveshjes së Prespës”, kumtuan nga Kabineti i Ciprasit manjëher pas votimit të ndryshimeve kushtetuese.
 
Edhe ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Hajko Mas duke përshëndetur ndryshime kushtetuese tha se pret që edhe Kuvendi i Greqisë ta miratojë Marrëveshjen e Prespës dhe Maqedonia e Veriut dë bëhet anëtare e plotë e NATO-së.
 
“Zgjidhja e kontestit për emrin mes Shkupit dhe Athinës në fund. Presim që edhe Kuvendi i Greqisë të japë pajtueshmëri për marrëveshjen dhe vendi Maqedonia e Veriut shpejtë më pas të kyçet në NATO dhe do të mundemi t’i fillojmë bisedimet për hyrje në BE. Kontesti mes dy vendeve ka zgjatur 27 vite. Përgjegjësit, para se gjithash kryeministrat Cipras dhe Zaev bënë përpjekje dhe përfundimisht u zgjidh ky konflikt”, thuhet në kumtesën e MPJ-së.
 
ZEKIRIJA MEXHITI