Maqedoni

Protesta në Kodrën e Diellit, protestuesit pyesin kujt i pengon turizmi në Tetovë?

12.01.2019 15:29

Nën organizim të nismës qytetare të Shpëtojm Kodrën e Diellit sot u protestua pranë teleferikut në Kodrën e Diellit...

Nën organizim të nismës qytetare të Shpëtojm Kodrën e Diellit sot u protestua pranë teleferikut në Kodrën e Diellit siç u tha kundër shkatrrimit të kësaj qendre turistike.
 
Organiztorët e kësaj proteste përsëritën edhe një këresat e tyre, drejtur qeveris, që kompanisë ELEM përfundimishtë ti merret e drejta e menaxhimit të kësaj qendre turistike, të ndërtohet Teleferiku nga Tetova në Kodrën e Diellit, si dhe të ndërtohen shtigje të skijimit.
 
Ata poashtu kërkuna që kryministri të vizitojë këtë qendër dhe të përballet vetë me kushtet që ofron Kodra e Diellit.
 
“Qeveria menjëher të shqyrton mundësin për koncesionimin e së njejtës.Ndërtimin e Teleferikut Tetovë Kodra e Diellit me gjitha elementet e nevojshme, infrastrukturë parking dhe hapsirat të duhura për vizitorët. Plani detal urbanistik I cili sa e sa mandate po premtohet mirpo nuk realizohet.Ultimatum qeversië dhe kryemnistirt të RM-ës, Zoran Zaev, të vijë dhe të vizitoj këtë qendër turistike,dhe një ndër kërkest kryesore tona është që përfundimisht kompanisë Elem,ti merren kompetencat për menaxhimin e kësaj qendëre turistike Kodra e Diellit.Nesë këtë nuk e vendos qeveria, Elem do të ballafaqohemi ne me ata”, u shpreh Hamdi Sulemani  nga nisma Të Shpëtojm Kodrën e Diellit.
 
Ishë përfaqësuesja e Maqeonisë në skijim Vildane Gafuri, dhe këngëtari I grupit Elit 5 Arfi Ziberi u shprëhën se kjo që I ndodhë Kodrës së Diellit këto vitet e fundit është për të ardhur keq, pasi ajo përballet me kushtet elemntare si në infrastrukturë,kanalizimi ,parkingje dhe pastërti.
 
“Kërkest kryesore janë parkingjet, shtigjet e skijimit, duehet të rregullohen sic duhet, të rikthehen klubet e skijim që kanë qenë më parë, pasi për moment janë zhdukur gjitha klubet”, theksoi Vildane Gafuri  ish përfaqësuese e Maqedonisë në SKIM.
 
“Qytetarët duhet të vetidisohen për Kodrën e Diellit mos e lënë në mëshirën e kohës. Nëse Tetova ka dicka që vlen është Kodra e Diellit,ku mund të tërhiqen shumë turist, ku mundë edhe qytetit edhe qytetarët të kenë përfitime. Kjo është një inciativë e mirë dhe do shkojë në veshë të duhur, dhe do bëhet dicka për Kodrën e Diellit, pasi e kanë lënë në haresë,unë jamë a vite lartë besoni as një pocë elektirke nuk e kanë vendosur, as gjë nuk bëhët lartë”, u shpreh këngëtari Arif Ziberi.
 
Revolta e qytetarëve nisi që në ditët e para të sezonit të skijimit, kur turistët u ankuan për mungesë kushtesh përshi edhe mosfunksionimin e teleferikut. 
 
VISAR SADIKI