Maqedoni
Lideri i partisë Grekët e Pavarur Kamenos dorhiqet nga koalicioni; Cipras pranon dorëheqjen e Kamenos, kërkon votim për besimin e qeverisë
13.01.2019 15:11
Partia grekët e pavarur nuk do përkrah votëbesimin në parlamentin grek.Kështu deklaroi Lideri i kësaj partie Panos Kamenos...

Partia grekët e pavarur nuk do përkrah votëbesimin në parlamentin grek.Kështu deklaroi Lideri i kësaj partie Panos Kamenos i cili kumtoi se largohet nga koalicioni. Panos Kamenos, njoftoi sot dorëheqjen edhe nga posti i ministrit në shenjë proteste ndaj marrëveshjes midis Greqisë dhe Maqedonisë për çështjen e emrit.
Ai poashtu u kërcënua se do përjashtoj çdo deputet I cili do votojë pozitivisht kur do testohet besimi në Qeverinë e Ciprasit.Sipas tij përkrahja e votimit do të thotë përkrahkje e marrëveshjes së Prespës.Sipas tij populli duhet të kërkojë qëpër marrëveshjen për emrin të keët referendum.
“U takova me Kryeministrin,patëm diskutim të gjatë,kishim bashkëpunim për katër vite në qeverinë e unitetit kombëtar,dy parti të sferave të ndryshme u bashkiuan dhe arritën sukses ta tërhjekin Greqinë nga memorandumet dhe qëllimi u arrit.Cështja e Maqedoniës është cështje për të cilën mijëra persona janë vrarë dhe kjo nuk lejon që un të mos e sakrifikoij vendin në Qeveri.Iu falenderova Kryeministrit për bashkëpunimin tone dhe I sqarove se për shkak të çështjes kombëtare ky bahskëpunim nuk mund të vazhdojë dhe ne largohemi nga Qeveria.Pas takimit”, u shpreh lideri i Grekëve të Pavarur Panos Kamenos.
Cipras tha se Kamenos ka dorëzuar dorëheqjen nga pozita e Ministrit të mbrojtjes dhe ai e ka pranuar.Shtoi se do pranojë edhe çdo dorëheqje tjetër nga rradhët e Grtekëve të pavarur.
Për katër vite patëm një partnership të ndershëm edhe pse vinim nga familje të ndryshme politike, deklaroi sot kryeministri grek, Aleksis Cipras duke iu referuar bashkëpunimit me partinë ”Grekët e pavarur ANEL dhe liderit të saj, Panos Kamenos, i cili njoftoi largimin nga koalicioni qeveritar dhe nga posti i ministrit të Mbrojtjes.
“Pranova dorëheqjen e tij. Ministri i ri i Mbrojtjes do të jetë shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Mbrojtjes Kombëtare admirali Evangjelos Apostolaqis” Qeveria do të përpiqet të rinovon mandatin e saj duke kërkuar menjëherë votëbesim në parlament”, theksoi kryeministri i Greqisë, Aleksis Cipras.
Sipas informacioneve të gazetës Efimerida Kamenos nuk ka kontrool të tërësishme të grupit parlamentar dhe pritet që një pjesë e përfaqësuesve të partisë së tij të përkrahin kabinetin.
Sipas kësaj gazete Qeveria e Cipras vecmë ka siguruar përkrahje për votëbesimin.Siriza e Kryeministrit grek Cipras numëron 145 deputet në parlament dhe ka 300 vota, ndërkohë partia Grekët e pavarur e Kamenosit ka 7 deputetë andaj Ciprasit I nevoitet ndihmë nga opozita për ratifikimin e Marrëveshjes së Prespës.
FLUTURA LATIFI
