Maqedoni
Osmani, Shekerinska dhe Dimitrov: Siguruam vendin në tavolinën e NATO-s dhe BE-së
13.01.2019 15:42
Me miratimin e ndryshimeve kushtetuese me të cilat vendi ri emrëtohet Republika e Maqedonisë së Veriut...

Me miratimin e ndryshimeve kushtetuese me të cilat vendi ri emrëtohet Republika e Maqedonisë së Veriut, e zgjodhëm problemin më të rëndësishëm ndërkombëtar duke i hapur perspektivën euroatlantike vendit.
Kështu vlerësuan në pres konferencën e përmbashkët Zëvëndëskryemisnitri për çështje evropjane Bujar Osmani, Zëvendëskryemisnitreja njëherit edhe minsitre e Mbrojtjes Radmilla Sheqerinska dhe shefi i Diplomacisë Nikolla Dimitrov.
“Maqedonia është plotësisht e sigurtë, e mbrojtur nga lojrat gjeopolitike, të disa qendrave të mëdha të fuqishme ndikimi i të cilave gjiothnjë e më tepër po i kanoset sigurisë së rajonit. Kjo e ardhme do të thotë fillim i bisedimeve negociatave dhe shum punë deri në anëtarësimin e plotë në BE... Kjo do të thotë standarde evropjane në adminsitratë, shërbim cilësor dhe të shpejtë kundrejt qytetarëve. Do të thotë standard evropjan edhe në sundimin e ligjit, gjyqësor efikas, fer dhe të depolitizuar. Kjo do të thotë standarde evropjane në arsim, shëndetësi, në kultur, art, në mbrojtje dhe kujdes ndaj mjedisit jetësor. Kjo do të thotë kushte më të mira për biznes, atraktivitet për investitorët e huaj, klim më të mirr biznesi për sipërmarrësit, më shum vende pune dhe në përgjitsi standard më të lartë jetese për qytetarët.Kjo më në fund do të thotë se vlkerat perëndimore i sjelli këtu që fëmijët tanë të mos kenë nevojë ti kërkojnë atje në perëndim”, u shpreh zëvëndëskryemisnitri për çështje evropjane Bujar Osmani.
“Maqedonia e ka siguruar vendin e sajë në tavolinën e aleatëve dhe tavolinën e NATO-s.Ky flamur pranë flamurit tonë shtetëror tanimë nuk është një dëshirë, Maqedonia me këtë hap të fundit arriti ta meritojë plotësisht vendin e sajë në tavolinën e aleancës. Tani Jmei në fillimin e një rruge të re dhe na pret shum punë. Anëtarësimi ynë në aleancë është garanca më e fuqishme për stabilitet, siguri, monsndryshueshmëri të kufijve, ruajtjen e integritetit teritorial të Maqedonisë, por kjo jep garaca për investiturët e huaj dhe vendor dhe kjo është politika e duhur se si në Maqedoni të krijojmë punëtorë më të paguar dhe me shum vende pune”, theksoi minsitrja e Mbrojtjes Radmilla Sheqerinska.
“Me këtë zgjidhje më në fund do ta bëjmë atë që na takonte që më herët, që në Bukuresht në vitin 2008.Sigurojmë anëtarësim në NATO. Këtyre ditëve në përputhje me procedurat do të dërgoj letër deri te sekretari i përgjithshëm i NATO-s Stolltenberg, do të amrrim përgjigje në atë letër, ndërsa vendet anëtare intenzivisht po punojnë në protokollin qasës për ne, që praktikisht do të thotë ndryshim të marrveshjes së Uashingtonit, me vendin e 30 anëtar vendin tonë Republikën e Maqedonisë. Lidhur me BE-në aq shum rekomandime, vend kandidat në vitin 2005, është koha ta kapim trenin sepse gjithnjë e më pak trena kalojnë dhe gjithnjë e më pak vagona kanë. Patjetër ti përshtatemi kontekstit në rajon, evropë dhe Botë”, u shpreh shefi i Diplomacisë Nikolla Dimitrov.
Njëherit Zëvendëskryeminsitri Osmani theksoi se marrveshja e Prespës është një shembull se si ndërtohen mardhëniet e mira me fqinjët, se si përmes kompromiseve, bisedimeve dhe qasjes pozitive mbyllen çështjet e hapura.
Ai në këtë kontekst ftoi edhe Kosovën dhe Serbinë për gjetjen e një kompromisi politik, i cili siç tha Osmani do të paraqiste sukses për tër rajonin.
ZEKIRIJA MEXHITI
