MPPS dhe fondi për inovacione, shujta për personat e rrezikuar
Personat e pastrehë në punktin Momin Potok iu siguria një shujtë ditore përmes zgjidhjes inovative për shfytëzimin e tepricës së ushqimit...

Përmes modelit inovativ,, të gjithë të ngopur,, disa herë në javë do tu sigurohet shujtë tre klategorive të qytetarëve,personave në rrizik social, pleqve dhe personave të pamundur, ndërsa ushqimin do e përgadisin pesona me nevoja të posacme.
Sipas ministres së punës dhe politikës sociale Mila Carovska, ky model do sigurojë zhvillimin e ndërrmarrësisë sociale e cila do ofrojë shërbime të ndryshme për kategoritë më të rrezikuara të shoqërisë.
Sipas saj, MPPS po përgadit srtategji për krijimin e ndërrmarrësisë sociale si sistem për zhvillimin e ndërrmarrjeve sociale në vend.
“Këto ndërmarje do jenë ndihmë e madhe për shtetin ,sepse do sigurojnë shërbime sociale blerës i të cilave do jetë vet shteti, por njëkohësisht do kenë obligim të punësojnë kategori të rrezikuara të qytetarëve me cka do kontribojnë në procesin e inkluzionit të personave të rrezikuar në shoqëri”, u shpreh ministrja e punës dhe politikës sociale Mila Carovska.
Inovacionet socialae janë trend i ri që po zbatohet në vend thot Drejtori i fondit për inovacione dhe zhvillim teknologjik Jovan Despotovski.
“Modeli inovativ përveç sigurimit të ushqimit parasheh edhe fushatë për ngritejn e vetëdijes te qytetarët dhe kompanitë për shfrytëzimin e tepricës së ushqimit.Parashihet edhe aplikimi i platformës e cila do lidh bizneset me organizatat qytetare me crast tepricat eushqimit do merren nga organizatat qytetare, të cilat do bëjnë edhe planifikimin e sasive që do donohen”, theksoi drejtori i fondoit për inovacione Jovan Despotovski.
Në Maqedoni 30 % e ushqimit hudhet me crast vendi është në pozitën e 8 në botë sa i pëket hudhjes së ushqimit sipas numrit të banorëve.
Ky model inovativ në vlerë prej 2 milion denarëve, këtë vit do jetë pilot projekt në Shkup,Kumanovë dhe Prilep, me qëllim që në të ardhmen të bëhet zgjidhje sistematike e kësaj problemtaike.
FLUTURA LATIFI
