Maqedoni

LSDM dhe BDI: Vendit nuk i duhen zgejdhje por integime

13.01.2019 17:07

Partit në pushtet LSDM dhe BDI vlerësojnë se në këto moment vendit nuk i nevoiten zgjedhjet e parakohëshme parlamentare pasi prioritet kanë integrimet...

Numri dy I LSDM-së Radmilla Shekerinska vlerëson se edhe VMRO-DPMNE e cila ka kërkuar zgjehdje nuk i dëshiron ato.
 
“Do të jetë më interesante nëse shikoni videot e kërkesave të VMRO-DPMNE-së dhe ti ndiqni personat, këto persona i dërgojnë mesazh krerëve të VMRO-DPMNE-së “kërkojmë zgjedhje por lutemi dhe shpresojmë të mos mbahen”. Dhanë iniciativën pesë minuta pas votimit të rëndësishëm duke dashur që me këtë deklaratë të harrojmë se Maqedonia arriti të zgjidh një problem”, u shpreh numri dy i LSDM-së Radmilla Shekerinska. 
 
Bazuar në rejtingun partiak BDI-së i konvenojnë zgjedhjet por jo edhe shtetit thot zyrtari i kësaj partie Bujar Osmani.
 
“Ideje pse e nënshkruam marrveshjesn e Prespës dhe ndryshimet kushtetuese ishte të garantohet anëtarësimi në NATO, prandaj vlerësoj se tër energjia politike duhet ta përqëndrojmë te rrumbullaksimi i anëtarësimit në NATO dhe bisedimet me BE-në”, deputeti i BDI-së, Bujar Osmani. 
 
Zgjedhje të parakohëshme parlamentare u kërkuan nga VMRO-DPMNE, lideri i së cilës Hristian Mickovski duke kritikuar miratimin e ndryshimeve kushtetuese tha se vendi që nga e hëna duhet të shkojë në zgejdhje të parakohëshme.
 
ZEKIRIJA MEXHITI