Maqedoni

Haradinaj takon Zaevin: Uron përmbylljen e marrveshjes së Prespës

13.01.2019 18:37

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka takuar kryeminsitrin Zoran Zaev, të cilin e ka përgëzuar për finalizimin e Marrëveshjes së Prespës...

Haradinaj tha se  Marrëveshjes e Prespës i garanton popullit dhe shtetit të Maqedonisë një perspektivë të qartë euro-atlantike.

“Takova sot homologun tim të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, të cilin e përgëzova për përmbylljen me sukses të plotë të Marrëveshjes së Prespës, duke i garantuar popullit dhe shtetit fqinj perspektivë të qartë euro-atlantike. Kosova qëndron e përkushtuar në ndërtimin e një rajoni stabil dhe në këtë drejtim marrëdhëniet me Shkupin zyrtar janë të shkëlqyera”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.