Maqedoni
Policia ndalon dy persona në Bllacë, kërkoheshin nga Interpoli
13.01.2019 19:42
Dy persona, të cilët janë në listën e Inteprolit, janë ndaluar gjatë ditës së djeshme në vendkalimin kufitar në Bllacë.

Personi nga Kosova me iniciale B.Sh, 47 vjeç, gjendet në listën e Interpolit me masën “arresto”, dhe është ndaluar gjatë kontrollit të pasaportave, diku rreth orës 18:00.
Ndërsa, në të njëjtën pikë u arrestua edhe një shtetas i Shqipërisë, po ashtu i kërkuar nga Interpoli.
33 vjeçari nga Shqipëria, me inicialet L.Sh, është ndaluar rreth orës 4:30 dhe ka kryer veprën penale “vjedhje e rëndë”.
Personi është dërguar në Stacionin Policor të Çairit për procedurën e mëtejshme.
