Maqedoni
Parashikimi i motit
14.01.2019 09:03
Nën ndikimin e valës së re të lagësht, moti sot do të jetë me vranësira...

Nën ndikimin e valës së re të lagësht, moti sot do të jetë me vranësira me reshje të përkohshme të borës me intensitet të dobët deri në mestar. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare me drejtim perëndimor, e cila nga fundi i ditës do të ndryshojë në erë veriperëndimore dhe do të përforcohet.
Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej -10 deri -3 gradë ndërsa ajo e ditës do të lëviz prej -3 deri 4 gradë Celsius.
Në Shkup do të mbajë mot i ngjashëm me temperaturë të mëngjesit -6 gradë ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri zero gradë Celsius.
Gjatë ditëve të ardhshme moti pritet të jetë me diell, i ftohtë dhe erë mesatare veriperëndimore.
