Maqedoni

Fruthi, regjistrohen edhe 2 raste të reja

14.01.2019 11:06

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se janë regjistruar edhe dy raste të reja të të infektuarve nga fruthi....

Sipas njoftimit nga Ministria e Shëndetësisë, në Klinikën për Sëmundje Infektive në Shkup, janë shtruar edhe dy fëmijë për të cilët dyshohet se mund të jenë të infektuar me fruth. Bëhet fjalë për një fëmijë nga fshati Krushopek të Sarajit, ka një fëmijë 1 vjeçar dhe një 9 muajsh nga Shuto Orizari, të dy të pavaksinuar.
 
Me ta, aktualisht ka 22 të sëmurë nga fruthi, prej të cilëve 20 janë fëmijë dhe dy janë të rritur. Në pikat e vaksinimit në Shkup janë gjithsej 1,904 njerëz  që kanë marrë vaksinën MRP. Ministria e Shëndetësisë edhe një herë apeloi te publiku për vaksinimin e fëmijëve, edhe pse është deklaruar epidemi e fruthit. Apeli vlen për të gjitha shkollat fillore në vend, para fillimit të gjysmëvjetorit të dytë.