Maqedoni
Rasti “Talir”, AKMIS ia ndan lëndën gjykatësit, Osman Shabani
14.01.2019 13:10
Lënda e Prokurorisë Speciale “Talir”, e cila ka të bëjë me financimin joligjor të VMRO-DPMNE-së...

Lënda e Prokurorisë Speciale “Talir”, e cila ka të bëjë me financimin joligjor të VMRO-DPMNE-së, do të udhëhiqet nga gjykatësi, Osman Shabani. Nga Gjykata Themelore Shkupi 1 informojnë se kjo përzgjedhje është bërë përmes sistemit AKMIS.
Këshilli për vlerësimin e aktvendimit në Prokurorinë për Krim të Organizuar dhe Korrupsion në Gjykatën Penale të Shkupit miratoi aktakuzën e rastit “Talir” javën e kaluar.
Si rezultat i hetimeve të bëra një kohë më të gjatë, Prokuroria Speciale më 22 nëntor të vitit të kaluar ngriti dy aktakuza për rastin “Talir”. Në aktakuzën e parë të pandehur janë ish kryeministrin, Nikolla Gruevski, ish-ministri i transportit dhe lidhjeve, Mile Janakieski, Kiril Bozhinovski, deputeti Ilija Dimovski, Leko Ristoski dhe Elizabeta Çingarovska. Ata janë akuzuar se në mënyrë të paligjshme kanë marrë të paktën 4,6 milion para të gatshme për partinë. Çingarovska vitin e kaluar ka pranuar fajin dhe mori dënim me kusht. Gjykatësi, Osman Shabani, udhëheq edhe lëndët “Titanik”, “Toplik” dhe rigjykimin për rastin “Monstra”.
Pas pushimeve dimërore në Gjykatën Panele zyrtarisht rikthehen edhe gjykimet për rastet tjera të PSP-së. Të martën do të mbahet gjykimi për rastin “Tenderët”, ku e akuzuara e parë për kryerjen e punimeve ndërtimore në “Muzeun e Luftës Maqedonase për Shtetësi dhe Pavarësi”, që ka qenë pjesë e projektit “Shkupi 2014”, është ish ministrja e kulturës, Elizabeta Kançeska - Milevska. Deri në fund të kësaj jave gjykime do të ketë edhe për rastet “TNT”, “Transportuesi”, “Monstra” dhe “Dhuna në Qendër”.
REXHEP QAMILI
