Moti i ftohtë, temperatura nën zero, në Manastir -18 gradë
Temperaturat polare kanë kapluar tërë vendin mëngjesin e sotëm...

Temperaturat polare kanë kapluar tërë vendin mëngjesin e sotëm, duke regjistruar temperaturë deri në minus 18 gradë nën zero në qytetin e Manastirit. Në Tetovë temperaturat janë ulur në minus 16 gradë, në Prilep -15, ndërsa në kryeqendrën e vendit temperatura ka zbritur në -12 gradë celsius.
Temperaturat do të vazhdojnë të jenë të ulëta edhe në ditët në vazhdim, sidomos në orët e mëngjesit, thonë meteorologët.
“Të martën do të fyejë erë e fuqishme në drejtimin perëndimor, që do të pastrojë ajrin. Ndërsa në ditët në vazhdim do të ketë prani të mjegullës. Të martën dhe të mërkurën temperaturat e mëngjesit do të jenë disa gradë nën zero. Ndërsa nga e enjtja temperatura e ditës do të rritet ndjeshëm”,- tha meteorologja, Kostadinka Arsovska.
Temperaturat e ulëta kanë bërë që komunikacioni të zhvillohet në kushte të vështira, sidomos në disa pjesë ku për shkak të lagështisë ka ardhur deri te ngrica. Ndalesë për lëvizjen e makinave të rënda është vendosur në rrugën Dibër - Strugë. Po ashtu për shkak të mjegullës shikueshmëria është ulur prej 50 deri 100 metra në rrugën Tetovë - Zhelinë dhe Gradsko - Negotinë.
Do të ketë edhe reshje të kohëpaskohshme të borës, të cilat më të pranishme do të jenë në zonat malore. (Gyltene Sinani, TVM2)
