Maqedoni

Fluturimet e lira, marrëveshje me “Wizz Air” për linja të reja

14.01.2019 16:12

Qytetarët e Maqedonisë nga marsi do të mund të udhëtojnë për në Milano dhe Malmo, me bileta çmimi i të cilave fillon nga 20 euro.

Qeveria nënshkroi marrëveshje me kompaninë e fluturimeve me kosto të ulët ajroje “Wizz Air”, për tetë linja të reja ajroje. ]
 
Katër linja të reja do të jenë në Shkup, kurse katër të tjerat në aeroportin e Ohrit. Nga aeroporti i Shkupit do të hapen linja drejt Bremenit dhe Baden-Badenit në Gjermani, drejt Larnakës së Qipros dhe Turkut në Finlandë, kurse nga Ohri do të ketë fluturime për në Milano, Malmo, Memingen dhe Dortmund.
 
Nga “Wizz Air” njoftojnë se në korrik do të sjellin edhe një aeroplan plus.
 
“Avioni i pestë do të na mundësojë të rritemi në lidhje me frekuencën e shërbimeve tona në Shkup, ashtu që do të shpeshtohen fluturimet për në Goteborg nga katër në pesë fluturime, për në Hamburg nga dy në tre fluturime, drejt Kelnit nga tre në katër dhe drejt Maltës nga dy në tre fluturime në javë. Drejt Bazelit do të fluturohet tri herë në ditë”,- tha drejtori i “Wizz Air”, Gjorgj Mihapoullos.
 
Hapja e linjave të reja ajrore u bë e mundur përmes tenderit për linjat ajrore me kosto të ulët të deklaruar. Me marrëveshjen e nënshkruar për subvencionimin e linjave ajrore me kosto të ulët, qeveria do të ndaj mbështetje financiare në vlerë prej 40 mijë euro për secilin destinacion të ri të hapur në aeroportin e  Shkupit dhe në atë të Ohrit. 
 
“Për secilin destinacion të ri në Shkup do të ndahet mbështetje financiare nga nëntë euro për udhëtar i cili udhëton në vitin e parë të marrëveshjes, tetë euro në vitin e dytë, shtatë euro në vitin e tretë. Për secilin destinacion të ri në Ohër do të ketë mbështetje financiare në vlerë prej 13 euro për udhëtar, i cili udhëton në vitin e parë të marrëveshjes, 12 euro në vitin e dy dhe 11 euro në vitin e tretë”,- tha ministri i transportit dhe lidhjeve, Goran Sugarevski.
 
Kjo marrëveshje është e treta me radhë që nënshkruan qeveria e Maqedonisë me Kompaninë ajrore “Wizz Air”.
 
ERSAN PAJAZITI