Kompania zvicerane “Eagle” i dhuron uniforma pune komunës së Gostivarit
Kompania “Eagle” i donoi komunës së Gostivarit 300 palë veshje të unifikuara....

Kompania “Eagle” i donoi komunës së Gostivarit 300 palë veshje të unifikuara, edhe atë për rojtarët e komunës së Gostivarit 8 palë veshje, për punonjësit e NP Komunalec - 150 palë, për Parkingjet dhe Gjelbrimin - 70 palë, për Konviktin e nxënësve - 30 palë, si dhe për zjarrfikësit - 50 palë.
Uniformat e para nga ky donacion ia dorëzoi kryetarit të komunës, Arben Taravarit, përfaqësuesi i kësaj kompania, Baki Sulejmani, nga Gostivari.
Përfaqësuesi i kompanisë “Eagle”, Baki Sulejmani, falënderoi kryetarin e komunës së Gostivarit dhe administratën komunale për bashkëpunimin e frytshëm tash e gjashtë muaj më parë dhe theksoi se falë këtij bashkëpunimi në Gostivar do të mbahet edhe kampi i Futbollit “Edmilson” dhe se do të ketë edhe donacione të tjera që shkojnë në dobi dhe në interes të shoqërisë në Gostivar. (Lulzim Haziri, TVM2)
