Klinika për Sëmundje Infektive, regjistrohen edhe tri raste të reja me fruth

14.01.2019 18:14

Në Kliniken për Sëmundje Infektive në Shkup janë regjistruar edhe tri raste të reja....

Në Kliniken për Sëmundje Infektive në Shkup janë regjistruar edhe tri raste të reja të të prekurve nga fruthi.

Bëhet fjalë për dy fëmijë dhe një të rritur. Ministria e Shëndetësisë bën thirrje që fëmijët të cilët nuk e kanë pranuar vaksinën kundër fruthit ta marrin të njëjtën, ndërkohë që kanë paralajmëruar se pas fillimit të gjysmë vjetorit të dytë shkollor ekipet e Qendrave të shëndetit publik do të fillojnë vaksinimin e fëmijëve nëpër shkolla.

Numri i të hospitalizuarve shkon në 26, ku pacienti më i ri është foshnje tetë muajshe, ndërsa pacienti më i rritur është grua e moshës 43 vjeç.

Deri sot, vaksinën kundër fruthit e kanë pranuar 2008 persona, ndërkaq vetëm gjatë ditës së sotme numri i atyre që kanë pranuar këtë vaksinë është 104.