Maqedoni
Gjykimi për dhunën në kuvend, shtyhet seanca për të paamnistuarit për më 21 janar
15.01.2019 11:41
Gjykimi për të akuzuarit e “27 prillit” u shty për 21 janar, pasi të pandehurit të cilët nuk fituan amnisti...

Gjykimi për të akuzuarit e “27 prillit” u shty për 21 janar, pasi të pandehurit të cilët nuk fituan amnisti, ende nuk kishin marrë vendimet e plotfuqishme për refuzimin e kërkesës. Gjykatësja, Dobrilla Kacarska, tha se seanca e ardhshme gjyqësore vazhdon me fjalët përfundimtare të Prokurorisë Themelore Publike.
Nga gjithsej 33 të akuzuar në fillim, 31 prej të cilëve ishin akuzuar për “rrezikim terrorist të rendit kushtetues dhe sigurisë”, amnisti fituan deputetët, Krsto Mukovski, Sasho Vasilevski, Ljuben Arnaudov, Johan Tarçullovski dhe Ljupço Dimovski, organizatorët e protestave “Për Maqedoni të Përbashkët”, Bogdan Ilevski, Vllado Jovanovski dhe Boris Damovski, si dhe Ivan Cvetanovski, Elena Docevska-Bozhinovska, Mihail dhe Stefan Mlladenovski, Zaharije Simovski, Ilija Slavevski dhe Mitre Pitropovski.
Të paamnistuar mbetën Aleksandar Vasilevski-Ninxha, Nikolla Mitrevski-Kolo, Goran Gjoshevski-Levi, Mitko Peshov, Oliver Popovski, Oliver Radullov, Sasho Markovski, Munir Pepiq, Abdulfeta Alimi, Mladen Dodevski, Goranëe Angelovski-Qoseto, Vllatko Trajkovski dhe Vilijam Muhajllovski, ndërsa kërkesa për amnisti nuk dorëzuan të akuzuarit, Mitko Çavkov, Dushko Llazarov, Igor Durllovski, Jane Çento dhe Igor Jug. Asnjëri nga të pandehurit nuk deshi të prononcohet para kamerave.
REXHEP QAMILI
GAZETAR:
REXHEP QAMILI
