Maqedoni
Rasti “Tenderët”, Kançevska - Milevska: nuk kam votuar e kërcënuar
15.01.2019 15:43
Ish-ministrja e kulturës dhe deputetja në Kuvendin e Maqedonisë, Elizabeta Kançeska - Milevska....

Ish-ministrja e kulturës dhe deputetja në Kuvendin e Maqedonisë, Elizabeta Kançeska - Milevska, e cila është e akuzuar në rastin “Tenderët”, tha se nuk ka qenë e kërcënuar dhe as që do të lejonte një gjë të tillë lidhur me mbështetjen e ndryshimeve kushtetuese. Ajo shtoi se ajo vendimet i merr në bazë të analizave serioze e që ka të bëjë me integrimin euroatlantik të vendit, ndërsa ndjehet krenare për votimin “pro” ndryshimeve kushtetuese.
“As nuk jam e kërcënuar dhe as që do të lejoj të jem e kërcënuar për çfarëdo qoftë dhe sidoqoftë. Një gjë është votimi im për mbështetjen e ndryshimeve kushtetuese dhe vënia e interesave shtetërore para së gjithash mbi gjithçka, pra qëndroj e palëkundur lidhur me këtë vendim timin dhe në asnjë mënyrë përsëri do ta them nuk jam e kërcënuar apo kam kërcënuar në lidhje me këtë lëndë”,- tha ish ministrja e kulturës, Elizabeta Kançeska-Milevska.
Kançevska shtoi se do të vazhdojë ta respektojë procesin gjyqësor dhe pafajësinë e saj për rastet në të cilat akuzohet nga Prokuroria Speciale, do ta kërkojë përmes gjyqësorit.
Në procesin gjyqësor “Tenderët” e akuzuara e parë është ish-ministrja e kulturës, Elizabeta Kançeska - Milevska, e cila dyshohet për keqpërdorime në tenderin për punët ndërtimore në Muzeun e VMRO-së, i cili ka qenë pjesë e projektit “Shkupi 2014”. Sipas aktakuzës, një pjesë e punimeve në muze janë kryer në favor të personit juridik të Kompanisë “Beton” nga Shtipi.
NAIM RAMADANI
