Maqedoni

Qeveria greke në votëbesim, Cipras mbron Marrëveshjen e Prespës

15.01.2019 17:11

Parlamenti grek sot dhe nesër debaton për testin e qeverisë “Cipras” pas ndarjes me partnerin e koalicionit Kamenos....

Parlamenti grek sot dhe nesër debaton për testin e qeverisë “Cipras” pas ndarjes me partnerin e koalicionit Kamenos, pasi që ky i fundit braktisi qeverisjen në shenjë revolte për Marrëveshjen e Prespës. Në fjalimin e tij kryeministri Cipras ka mbrojtur Marrëveshjen e Prespës, ndërkaq ka akuzuar opozitën për populizëm. Marrëveshja e Prespës, sipas tij, zgjodhi një problem politik, historik dhe diplomatik mes dy vendeve fqinje.
                                                                                        
“Vendosa ta ndaloj kontestin prej 27-vjeçar me emrin Maqedoni. E rrëmbeva shansin edhe përkundër çmimit potencial politik për qeverinë. Me ndryshimin  e papritur të pushtetit tek vendi fqinj para një viti e gjysmë, u krijuan kushtet për Greqinë dhe shtetin fqinj, ta zgjidhim një çështje politike historike dhe diplomatike prej shumë vitesh. Ndërgjegjja ime dhe detyrimi im patriotik më detyruan të bëj çmos për këtë mundësi”,- theksoi kryeministri i Greqisë, Aleksis Cipras.
 
Micotakis nga Demokracia e Re ka ftuar deputetët të votojnë kundër  qeverisjes Cipras, sepse njëkohësisht, sipas tij, kjo do të thotë “jo” ndaj Marrëveshjes së Prespës. Marrëveshja e Prespës monopolizon emrin “Maqedoni”, ndërkaq Shkupi fiton identitetin dhe gjuhën maqedonase, ka thënë Micotakis. Edhe udhëheqësi nga Grekët e Pavarur, Kamenos, ka deklaruar se do të bëjë gjithçka që të mos kalojë Marrëveshja e Prespës.
 
“Për t’i arritur qëllimet, Cipras dhe Kamenos u tallën me politikën tonë. Këtë farsë e vazhduan deputetët të cilët shëtitën nga një anë të zgjedhur në tjetrën, në bashkëpunim me qeverinë, për të shkatërruar interesat nacionale”,- u shpreh Kiriakos Micotakis nga Demokracia e Re.
 
Sipas disa informacioneve, për qeverinë Cipras, 4 deputetët nga Grekët e Pavarur janë shprehur se do të votojnë pro qeverisë Cipras. Po ashtu edhe  deputeti nga partia Reka, Spiros Danelis, si dhe deputetja e pavarur, Katerina Papakosta, kanë konfirmuar përgjigje pozitive, që së bashku me 145 deputetët  nga SYRIZA përbëjnë numrin e mjaftueshëm që Cipras të marrë votat e besueshme në parlament për të vazhduar qeverisjen. Debati për testimin e qeverisjes greke do të vazhdojë më së voni deri nesër në mesnatë, pas çka pason votëbesimi mbi mbijetesën e qeverisjes aktuale greke.  
 
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU