Maqedoni
Qeveria: Mbështetje vendimit të Xhaferit, Ivanov e shkeli Kushtetutën
15.01.2019 18:33
Qeveria ka dalë në mbështetje të vendimit për publikimin e dy ligjeve në Gazetën Zyrtare....

Qeveria ka dalë në mbështetje të vendimit për publikimin e dy ligjeve në Gazetën Zyrtare me nënshkrim të kryetarit të kuvendit, duke vlerësuar se presidenti në largim, Gjorge Ivanov, ka shkelur Kushtetutën.
“Ivanovi ishte i detyruar ta nënshkruajë dekretin për shpalljen e të dy ligjeve dhe kur ai vendos ta shkel Kushtetutën, është e nevojshme të merren masa në përputhje me Kushtetutën që të vazhdojë të funksionojë demokracia parlamentare”,- thuhet në kumtesën e Qeverisë.
“Neni 75, paragrafi 3 i Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë është i qartë, presidenti i shtetit është i obliguar të nënshkruajë dekretin për shpalljen e ligjeve të miratuara nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë, përderisa ato miratohen për herë të dytë me shumicën e kërkuar nga shtëpia legjislative, përkatësisht Kuvendi”,- theksojnë nga qeveria.
"Dy ligjet, ai për përdorimin e gjuhëve dhe Ligji për ratifikimin e Marrëveshjes së Prespës, u miratuan për herë të dytë me shumicën e kërkuar në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë. Bazuar në dispozitat kushtetuese, për shkak të mosmoskryerjes së detyrimeve të presidentit të shtetit, kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë nuk i ngelet gjë tjetër pos të kryejë detyrimin që rrjedh nga neni 52 i Kushtetutës, sipas të cilit ligjet të cilat janë miratuar për herë të dytë me shumicën e kërkuar në shtëpinë legjislative duhet të publikohen në Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë 7 ditë pas miratimit”,- theksojnë nga qeveria.
