Maqedoni
Durrës, hapet dogana e Kosovës
15.01.2019 18:45
Porti i Durrësit është kthyer në një doganë të përbashkët për Shqipërinë dhe Kosovën....

Kryeministri, Edi Rama, dhe ministri i transporteve në Kosovë, Fatmir Limaj, kanë inauguruar doganën e Kosovës në portin e Durrësit. Kreu i qeverisë, Edi Rama, ka theksuar se në të njëjtën linjë do të vijojë bashkimi në të gjitha pikat doganore.
Në fjalën e tij, ministri Limaj u shpreh se ky hap është vizioni i përbashkët i Shqipërisë dhe Kosovës në rrugën drejt Europës.
Bashkimi i doganave mes dy vendeve vjen si rezultat i zbatimit të marrëveshjeve të nënshkruara gjatë takimit të dy qeverive vitin e kaluar në Pejë.
LULJETA NDOKA
