Maqedoni
Parashikimi i motit
16.01.2019 09:04
Orët e para të ditës do të dominohen nga kthjellime dhe vranësira...

Orët e para të ditës do të dominohen nga kthjellime dhe vranësira kalimtare në të gjithë vendin, ndërsa do të fryjë edhe erë mesatare nga drejtimi perëndimor.
Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin prej -7 deri -3 gradë celcius, ndërsa ato ditore do të jenë në interval prej -3 deri 4 gradë celcius në disa vende.
Gjatë ditëve të ardhshme parashihet që moti të jetë i ngjashëm me diell dhe vranësira mesatare, ndërsa në lugina do të ketë kushte për paraqitje të mjegullës.
