Maqedoni
Groshku: Moska nuk përzihet në punët e brendshme
16.01.2019 11:01
Ndaj reagimeve në Shkup dhe Athinë nuk ka munguar kundër-reagimi nga Moska....

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme i Rusisë, Aleksandar Grushko, deklaroi se Moska nuk përzihet në punët e brendshme të Athinës në situatën lidhur me emrin e Maqedonisë, por do të vazhdojë ta tregojë mendimin për këtë çështje, sepse kjo është në kompetencë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
“Ne në asnjë mënyrë nuk përzihemi në punët e brendshme të Greqisë, por sipas çështjeve të cilat bien në kompetencë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Rusia do ta shpreh mendimin personal”,- deklaroi diplomati rus.
Grushko deklaroi se komenti i Ministrisë së Punëve të Jashtme ruse me të cilin dënohet vendimi i Parlamentit të Maqedonisë për ta ndryshuar Kushtetutën për shkak të ndryshimit të emrit të vendit, paraqet vlerësim esencial për atë “si kanë vijuar negociatat, nën presionin dhe përzierjen ndërkombëtare të së cilit pa precedent, i cili e ka treguar perëndimin në arritjen e synimeve tërësisht të qarta gjeopolitike”.
