Maqedoni

Filipçe: Deri në 70 mijë euro dënim për “Makedonialek”

16.01.2019 12:01

Përfaqësuesit zyrtarë të kompanisë “Glasko Smit Klajn” kanë pasur qasje në vaksinën, paketimin dhe afatin....

“Na bindën se ky është prodhim i tyre, se afati është i mirë dhe cilësia është në pajtim me standardet e tyre, e konfirmuar me analizë në laboratorë evropianë, që janë vetëm disa në tërë Evropën dhe është vaksina e njëjtë e cila praktikisht përdoret në të gjitha vendet e BE-së”,- deklaroi sot ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe.
 
Ministri tha se rreth 650 kuti vaksina kanë pasur deklarata të gabuara. “Ka përfunduar kontrolli i inspektorëve nga Agjencia për ilaçe dhe pajisje mjekësore e Republikës së Maqedonisë në të gjitha vendet, ku u zbuluan vaksinat të cilat ishin me afat të mirë dhe të kontrolluar, megjithatë me deklarata të gabuara. U konstatua numri, është shkruar raport dhe tani do të vazhdohet në drejtim të sanksionimit të këtij veprimi ndaj “Makedonialek”. Do të insistojmë dënimi të jetë maksimal, duke pasur parasysh se vlerësojmë që ky lloj vepre, i cili seriozisht e dëmton reputacionin e shëndetit publik, nuk duhet asnjëherë të përsëritet”,- tha Filipçe.
 
Duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve, ai tha se nga ana e Agjencisë për ilaçe ky dënim lëviz mes 30 mijë deri 70 mijë euro.