Maqedoni
Maqedonia dhe Shqipëria, prej 1 Prillit me një kontroll në kufi
16.01.2019 12:12
Maqedonia dhe Shqipëria prej një prillit do të punojë vetëm me një kontroll në kufi....

Kjo u dakordua në takimin e ministrave të brendshëm të dy vendeve, Oliver Spasovskit dhe Sandër Lleshajt, në qytetin e Pogradecit. Të dy ministrat nënvizuan rëndësinë e modelit “one-stop-shop” në kufi, për shkak se ky lehtëson së tepërmi lëvizjen e shtetasve dhe mallrave mes dy vendeve. Palët u zotuan të ndërmarrin hapat e nevojshëm për të vendosur këto pika të përbashkëta kufitare në datë 1 prill 2019.
Ministri, Oliver Spasovski, informoi palën shqiptare se autoritetet e Maqedonisë po ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme për të përmirësuar kushtet dhe infrastrukturën e pikës së përbashkët ndërkufitare të Trebishtit.
Ministri Lleshaj po ashtu përgëzoi homologun e tij, Spasovskin, për rezultatet në parlamentin e Maqedonisë, për sa i përket aprovimit të Marrëveshjes së Prespës, e cila shtron udhën e integrimit të Maqedonisë drejt NATO-s dhe Bashkimit Evropian. Modelin e kontrollit kufitar “one stop-shop” Shqipëria e ka aplikuar tashmë me Malin e Zi dhe Kosovën, ndërsa Maqedonia e ka në fuqi me Serbinë.
