Ligji për përdorimin e gjuhëve, Meta: arritje historike për të drejta të barabarta
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka uruar kryetarin e Parlamentit, Talat Xhaferin, për përmbylljen me sukses të procesit të miratimit të Ligjit për përdorimin e gjuhëve...

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka uruar kryetarin e Parlamentit, Talat Xhaferin, për përmbylljen me sukses të procesit të miratimit të Ligjit për përdorimin e gjuhëve, ku dhe gjuha shqipe zë zyrtarisht vendin e saj të merituar në Maqedoni.
“Kjo është një ngjarje historike dhe kuptimplote për shqiptarët, një arritje e madhe dhe e rëndësishme që i kontribuon demokracisë dhe garantimit të të drejtave të barabarta për qytetarët e të gjitha kombësive që jetojnë në Maqedoni. Kjo arritje përbën gjithashtu një hap shumë te rëndësishëm në kuadër të zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit. Shqiptarët kanë qenë gjithmonë të orientuar drejt vlerave euroatlantike dhe në rastin konkret demonstruan një maturi të admirueshme dhe qëndrim konstruktiv”,- thuhet në mesazhin e urimit të presidentit shqiptar, Ilir Meta.
