Maqedoni

Abuzimi me pushimet mjekësore, Prokuroria - procedurë parahetimore ndaj tre mjekëve

16.01.2019 19:04

Prokuroria e Shkupit ka filluar procedurën parahetimore ndaj tre mjekëve për të cilët PSP dyshon se kanë dhënë raporte mjekësore...

Prokuroria e Shkupit ka filluar procedurën parahetimore ndaj tre mjekëve për të cilët PSP dyshon se kanë dhënë raporte mjekësore fallco për disa prej të akuzuarve në rastet e Speciales.

Prokuroria Publike e Shkupit po e analizon rastin për të vërtetuar nëse ka ose jo elemente për vepër penale “falsifikim të dokumentit zyrtar”.

Procedura është hapur pasi paraprakisht Inspektorati shtetëror dhe sanitar, pas kërkesës nga Specialja, bëri kontrolle dhe konfirmoi lëshime të mëdha në raportet mjekësore të Gordana Jankullovskës, Gjoko Popovskit dhe Milan Andonovskit, me të cilat ata arsyetonin mungesat e tyre në seancat gjyqësore, duke mundësuar kështu shtyrjen disa herë të seancave.