Mickovski: zgjedhje të parakohshme për Maqedoninë
Lideri i VMRO-DPMNE-së-së, Hristijan Mickoski, kërkon zgjedhje të parakohshme parlamentare...

Lideri i VMRO-DPMNE-së-së, Hristijan Mickoski, kërkon zgjedhje të parakohshme parlamentare në të cilat, siç tha, njerëzit do të vendosin nëse janë për një Maqedoni të Veriut të poshtëruar ose për një Republikë të Maqedonisë përparimtare dhe të suksesshme.
“Sot, nën udhëheqjen e Zaevit, Maqedonia është më e ndarë, më e pambrojtur dhe më e dobët. Pra, nevojiten zgjedhje të parakohshme parlamentare. Zgjedhjet në të cilat ju, populli, do të vendosni nëse jeni për një Maqedoni të Veriut të poshtëruar, apo do të jeni për një Republikë të Maqedonisë përparimtare dhe të suksesshme. Zgjedhje në të cilat do të fitojmë ndaj errësirës. Zgjedhje me të cilat do të sjellim agimin. Kjo është lufta e brezit tonë dhe si rrjedhojë e agimit të lirisë. Zgjedhje për Republikën e Maqedonisë”,- tha Mickoski.
