Maqedoni
LSDM: Qytetarët zgjodhën ardhmërinë, Mickovski të bëhet gati për disfatë
16.01.2019 19:34
LSDM i është kundër përgjigjur kërkesës kreut të VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski, për zgjedhjet e parakohëshme...

LSDM i është kundër përgjigjur kërkesës kreut të VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski, për zgjedhjet e parakohëshme.
“Mjerim dhe dhimbje në Maqedoni kishte kur VMRO-DPMNE, shpenzonte paratë e qytetarëve, kur Maqedonia ishte e kapur dhe në izolim”, thuhet në reagimin e LSDM-së.
“Maqedonia dhe qytetarët e saj zgjodhën BE-në dhe NATO-n me identitet të mbrojtur dhe të garantuar maqedonas, gjuhë maqedonase të pranuara nga e gjithë bota. Kur do të ketë zgjedhje nuk varet nga dëshirat e ushtarit dhe zëdhënësit të Baçevit , Mickoski, por nga prioritetet e qytetarëve dhe shtetit, por kur të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare, Mickoski le të përgatitet për disfatë të njëjtë si do të përjetojë kandidati i tij në zgjedhjet për kryetar shteti”, thuhet në kumtesën e LSDM-së.
