Maqedoni

Tsiprasi i mbijeton votëbesimit, dokumenti me ndryshimet kushtetuese, në Athinë

17.01.2019 09:28

Kryeministri Alexis Tsipras i mbijetoi me vetëm një votë në favor, mocionit të mosbesimit në Parlament....

Kryeministri Alexis Tsipras i mbijetoi  me vetëm një votë në favor, mocionit të mosbesimit në Parlament, pas largimit të Panos Kamenos nga koalicioni qeveritar.
 
Me 151 vota pro, Tsipras do të vazhdojë të qeverisë Greqinë. 148 vota ishin kundër tij, të pamjaftueshme për ta rrëzuar. Tsipras mori edhe vota nga deputetët jashtë partisë së tij. Në favor të qeverisë votuan edhe 6 deputetë te tjerë, nga të cilët dy të partisë “Grekët e Pavarur” të drejtuar nga Kamenos, dhe katër të tjerët deputetë të pavarur.  Fitorja në Parlament  u shoqërua edhe me  arritjen në Athinë të dokumentit zyrtar nga  qeveria e Shkupit, ku njoftohet se Parlamenti i Maqedonisë , ka aprovuar ndyshimin e emrit të vendit. 
 
"Dokumenti në fjalë sqaron çështjen e nënshtetësisë dhe të gjuhës maqedonase, që i përket grupit të gjuhëve slave. Tashmë, edhe në bazë të këtij dokumenti zyrtar, që hedh poshtë pretendimet e Mitsotakis, nuk ka asnjë argument që të mos votohet marrëveshja e Prespës”, tha Tsipras.
 
Por edhe pse sipas Kushtetutës greke, marrëveshja mund të kalojë edhe me shumicë të cilësuar prej Parlamentit, mjafton një votë më tepër në Komisionin e Sigurisë Kombëtare, Tsipras  këkron ta kalojë marrëveshjen me 151 vota, madje pretendon edhe më tepër. Ai ka  filluar betejën tjetër, atë të bindjes së deputetëve jo vetëm nga partia e tij, por edhe të pavarurit që votuan pro vazhdimit të  qeverisjes, për të votuar edhe pro marrëveshjev për emërtimin zyrtar të Maqedonisë së Veriut, e në vazhdë për  njohjen zyrtare prej Athinës.
 
Marrëveshja e Prespës, të premten do të hyjë në procedurë parlamentare, ndërsa pritet që të votohet të hënën. Pasi  Greqia ta ratifikojë Marrëveshjen e Prespës, NATO do të aktivizojë protikollin për pranimin e Repubilëkës së Maqedonisë së Veriut , si anëtaren e 30 të Aleancës. Pas nënshkrimit të këtij dokumenti do të fillojë procesi i ratifikimit të saj në 29 parlamentet e vendeve anëtare, në mesin e të cilave edhe në Greqi. Më pas marrëveshja duhet të kalojë  edhe në Këshillin e Sigurimit në OKB, ku siç dihet, Rusia ka deklaruar se do të vendosë veton e saj. 
 
MIGENA GORENCA