Maqedoni

Derkoski: KShZ, e gatshme për zgjedhjet presidenciale

17.01.2019 11:19

KShZ është e gatshme për organizimin e zgjedhjeve presidenciale, deklaron kryetari i Komisionit Shtetëror Zgjedhor, Oliver Derkoski....

“KShZ është e gatshme që të mbajë ciklin e ardhshëm zgjedhor, më 8 shkurt do të caktohen zgjedhjet. KShZ vetëm se ka bërë disa aktivitete që të jetë e gatshme pas caktimit të zgjedhjeve që të mund t’i respektojë të gjitha afatet e caktuara”,- tha Derkoski.
 
Siç ka paralajmëruar kryeparlamentari, Talat Xhaferi, raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale do të mbahet më 21 prill, ndërsa raundi i dytë eventual do të mbahet më 9 maj. Votimi elektronik dhe baza biometrike e të dhënave të votuesve duhet të jenë dy risitë teknologjike të cilat do të duhet së shpejti të aplikohen nga KShZ-ja në ciklet zgjedhore. Kështu vlerësojnë ekspertët e organizatave ndërkombëtare të cilët bashkëpunojnë me KShZ-në në zgjedhje. 
 
Kreu i KShZ-së, Oliver Derkovski, tha se këto teknologji zgjedhore duhet të zbatohen edhe në Maqedoni, por nuk do të mund të aplikohen aq shpejt deri në zgjedhjet presidenciale.