Maqedoni

Sekretari Aziri priti në takim Koordinatorin Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport të Qeverisë së Kosovës z.Rexhep Hoti

17.01.2019 16:08

Sekretari shtetëror në Ministrinë e Kulturës z.Valmir Aziri, priti në takim Koodrinatorin për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Republikës së Kosovës z. Rexhep Hoti....

Gjatë takimit, z.Hoti prezantoi Programin Nacional për Rininë dhe Programin Ndërshtetëror për Rininë. Në këtë pikë u diskutua rreth mundësisë së implementimit të Programit edhe në Republikën e Maqedonisë për të gjitha komunitetet.
 
Gjithashtu duke iu referuar Marrëveshjes së planifikuar për Bashkëpunim në sferën e kulturës ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës, sekretari Aziri potencoi se Ministria e Kulturës e Republikës së Maqedonisë dhe Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Kosovës, pajtohen që gjatë vitit 2019 të zhvillohen aktivitete në fushën e Trashëgimisë kulturore, në veprimtarinë muzikore dhe muzikore skenike, veprimtarinë teatrore, bibliotekare, kinematografike fushën e arteve e shumë të tjera.  
 
Sekretari Aziri përgëzoi z.Hoti për punën e bërë deri tani me shpresë se bashkëpunimi mes dy vendeve do të intesifikohet edhe më tej në të ardhmen.