Maqedoni
Parashikimi i motit
18.01.2019 09:07
Temperatura e mëngjesit në të gjithë shtetin janë nën zero. Më ftohtë është në Manastir ku në orën tetë janë matur -18 gradë, ndërsa më ngrohtë është në Mavrovë ku temperatura është -1 gradë Celsius.....

Moti sot në Maqedoni do të jetë me diell dhe vranësira lokale, ndërsa në disa lugina do të ketë kushte për paraqitje të mjegullës.
Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin prej -12 deri -3 gradë celcius, ndërsa ato ditore do të jenë në interval prej 1 deri 8 gradë ceclius.
Edhe në Shkup do të mbajë mot i ngjashëm me temperature të mëngjesit -7 gradë ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri në 4 gradë Celsius.
Gjatë fundjavës moti pritet të jetë i ndryshueshëm dhe me reshje të shiut dhe borës, sidomos në pjesën perëndimore të vendit. Reshje më të mëdha priten nga dita e martë.
