Maqedoni

Vazhdon gjykimi për rastin “Shuplakat”

18.01.2019 10:50

Në Gjykatën Penale në Shkup për sot është paralajmëruar seancë e re për rastin “Shuplakat” të Prokurorisë Speciale Publike. Rasti ndodhet në procedurë të provave....

Për dhunën para godinës së komunës Qendër më 10 qershor të vitit 2013, janë të akuzuar më shumë persona, mes tyre edhe ish-kryeministri, Nikolla Gruevski, ish-ministri i transportit dhe lidhjeve, Mile Janakieski, deputetja e VMRO-DPMNE-së, Daniella Rangellova dhe 8 persona të tjerë.
 
Ata ngarkohen për nxitje të dhunës që ka ndodhur gjatë protestave para komunës Qendër në qershor të vitit 2013. Në gjykimin e deritanishëm për këtë lëndë fajin e ka pranuar i akuzuari i katërt, Tomisllav Llazarov, dhe i akuzuari i pestë, Jordan Ristevski, dhe morën dënime me kusht. Ndërkaq për të akuzuarin, Dimçe Kërstev, udhëhiqet procedurë e ndarë.