Shifra alarmante të ndotjes së ajrit, qytetarët ankohen për probleme shëndetësore

20.01.2019 17:02

Ndotja e ajrit në vëndin tonë po shënën rekorde botërore. Sipas matjeve të El Virazh....

Ndotja e ajrit në vëndin tonë po shënën rekorde botërore. Sipas matjeve të El Virazh, kryeqiteti ynë është vendi është në mes qyteteve më të ndotura.

Pothuajse në të gjitha komunat e Shkupit, stacionet matëse tejkalojnë pragun e lejuar të grimcave PM. Qytetarët ankohen se probleme kardiovalskulare dhe të frymëmarrjes.

“Dalim më rrallë kur është kështu ajri i ndotur”.

“Shum zor për ata që janë më sëmundje kronike, rijnë në shtëpi. Është vendi më i ndotur në botë”.

“Me çka të mbrohemi kur shteti nuk ndërmërë masa, ne çfarë mund të bëjmë” – thanë disa nga qytetarët e intervistuar nga TVM2.

Është rritur edhe numri i intervenimeve në shërbimin e emergjencës. Mjekët thonë se njërëzit me sëmundje të frymërmarjes dhe kardiovaskulare vuajnë më shumë nga ajri i ndotur.

Për shkak të ndotjes së lartë, mjekët këshillojnë qytetarët të zvogëlojnë aktivitetin e tyre fizik në ambient të hapur, kurse pacientët me sëmundjen kronikë rregullisht të marrin terapi. (Sedat Selimi, TVM2)